zoom

Sport

Merr fund makthi për talentin anglez, sulmuesi del nga burgu pas akuzave për tentativë përdhunimi

Merr fund makthi për talenin anglez Mason Greenwood. Sot sulmuesit iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi seksual.

Ylli i Manchester United, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij.

Ai doli në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm, por vetëm sot Prokuroria konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.

Veprat e supozuara kishin të bënin me një grua dhe u tha se kishin ndodhur midis 1 nëntorit 2018 dhe 15 tetorit 2022.

Ai u akuzua gjithashtu për tentativë përdhunimi të gruas më 21 tetor 2021 dhe dyshohet se e kishte sulmuar atë midis 12 dhjetorit 2021 dhe 31 dhjetorit 2021.

Futbollisti fillimisht u la në paraburgim më 15 tetor, por një gjykatës e liroi atë me kusht që të mos kontaktojë me dëshmitarët, përfshirë ankuesin, dhe ai banoi në Bowdon.

Ai u pezullua nga Man United, por prapë mori pagën e tij prej 75,000 sterlina në javë. Greenwood u hoq nga FIFA 22 dhe u hoq nga sponsorët Nike pas akuzave.

Të gjitha sendet që mbanin emrin e numrin 11 u hoqën nga faqja zyrtare e Utd dhe shokët e skuadrës nuk e ndiqnin atë në Instagram.

Greenwood luajti për herë të fundit për Djajtë e Kuq më 22 janar të vitit të kaluar, kur skuadra mundi West Hamin 1-0.

Lojtari iu bashkua klubit në moshën 6-vjeçare dhe arriti të fitonte një vend të rregullt në ekipin e parë.

Në vitin 2019, ai u bë futbollisti më i ri që luajti për United në Champions League kur doli në fushë në moshën 17-vjeçare.

Greenwood ka bërë gjithsej 129 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 35 gola.  /zoom.al/