zoom

Slider

Merr frymë trajneri Di Biagio, Dinamo City prezanton mbrojtësin kolumbian

Dinamo plotëson organikën me një mbrojtës. Fjala është për Juan Camillo Mesa i cili i bashkohet Bluve pas një eksperience në Bosnje te skuadra e Tuzlës.

25-vjeçari nga Kolumbia në të kaluarën është aktivizuar edhe në radhët e kroatëve të Sibeniku. Lajmi për nënshkrimin me mbrojtësin e njoftoi vetë klubi i Dinamos nëpërmjet rrjeteve sociale.

Tashmë tekniku Luigi Di Biagio do të ketë një alternativë më shumë për repartin difensiv që në këto javë të para ka shfaqur probleme.

“Juan Camillo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City. 25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Šibenik në Kroaci. Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjes dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndeshja e radhës për Dinamon është ajo e datës 22 shtator ndaj Partizanit në Elbasan Arena.