Aplikacion
Këtë detaj e zbuloi ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha në studion e “Top Story”.
Ai u shpreh se fjala ishte për vajzën e Ibrahim Rugovës, por Princ Leka refuzoi dhe pranoi se ishte në një lidhje dashurie me Elia Zaharinë.
“Ne që punonim afër Mbretit u kujdesën që ky djali të kujdesej edhe për të ardhmen. Të mendonte për jetën e të sistemohej. Siç e ka edhe statusin themeltor i Mbretërisë Shqiptare është që Mbreti nuk mund të martohet me një vajzë shqiptare, se personifikon babain e kombit dhe babi nuk mund të martohet me vajzat e tija.
Ahmet Zogu mori Geraldinën, Mbreti Leka- Suzanën nga mbretëria australiane, por me ndryshimin kohëve edhe kjo po ndryshon.
Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur.
E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha.