zoom

Aktualitet

Mediu: Për 17 vjet është bërë fushatë elektorale me Gërdecin, është luajtur me ndjenjat e familjeve

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për “Gërdecin”, nga para godinës së GJKKO-SPAK.

Deputeti republikan u shpreh se nuk ka asnjë fakt që e implikon në lidhje me këtë çështje, ndërsa ka shtuar se kjo histori është përdorur politikisht ndër vite nga kundërshtarët politikë, edhe për fushata elektorale.

“Në gjithë këto seanca doli qartë se nuk ka asnjë fjalë, e jo më fakt që të më implikojë në shpërdorim detyre. Kam respektuar autoritetet civile e ushtarake.

Kam kërkuar me shkrim të raportohet për zbatimin e urdhrave dhe nuk ka asnjë gërmë që atë që ndodhte në Gërdec ta cilësoja si të paligjshme.

Në 17 vite është bërë një histori mediatike, për të luajtur me ndjenjat e familjarëve, e për t’u përdorur në fushata elektorale. E vërteta del në pah nga ballafaqimi”, tha ai.

Mediu refuzoi të dëshmonte sot në GJKKO, duke thënë se rezervon të drejtën të flasë vetëm në fund të procesit. Nga shpërthimi tragjik i 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura