Aplikacion
Në artikull thuhet se Beleri do të niset mëngjesin e së hënës drejt Athinës, dhe më pas nga Athina do të fluturojë drejt Strasburgut.
“Pas presioneve dhe kundërshtimeve nga autoritetet shqiptare, Fredi Beleri mori lejen për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në Eleftherios Venizelos në orën 12.30”.
Beleri është një nga eurodeputetët e “Demokracia e Re”, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.
Beleri do të qëndrojë në burg deri në tetor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila gjykoi çështjen e tij në shkallë të dytë në Tiranë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin fillestar prej 24 muajsh. Ai u dënua si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë për korrupsion aktiv.