Aplikacion
Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me raketa me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim, thanë burimet, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve për sigurinë operative.
Sipas Reuters, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një sqarim në lidhje me lajmin.
Ky vendim i SHBA – më shumë se dy muaj përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar – vjen pas disa muajsh kërkesash nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg nga kufiri i saj.
Pas lejes së amerikanëve, sulmet e para ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketa ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje (306 km), sipas burimeve.
Nuk është e qartë nëse Trump do të ndryshojë vendimin e Biden kur të marrë detyrën. Trump ka kritikuar prej kohësh shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe është zotuar se do t’i japë fund luftës shpejt, pa shpjeguar se si.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë