Aplikacion
“Prishtina dhe Tirana planifikojnë të ndërmarrin një hap tjetër të rrezikshëm drejt krijimit të një Shqipërie të madhe”, shkruajnë mediat atje, ndërsa vijon me shkrimin:
“Pak para mbërritjes së të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë u publikua lajmi se në Kuvend u dërgua marrëveshja mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë për krijimin e një njësie territoriale-administrative të përbashkët për ratifikim.”
Sipas medias serbe, pas kësaj marrëveshjeje fshihen ide të rrezikshme për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se përballë këtij fakti Brukseli dhe Uashingtoni po hesht.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç ka paralajmëruar se ky është një tjetër shembull i hipokrizisë, kur bëhet fjalë për sfidat me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor.
“Ashtu siç heshtin për të gjitha sinjalet për Shqipërinë e Madhe, po heshtin edhe përballë punës që po bëhet nga shqiptarët në të dyja anët e kufirit, që po punojnë çdo herë e më shumë për afrim”, ka thënë ai.