zoom

Aktualitet

Media greke: Autori i vrasjes së dyfishtë në Athinë ka ekzekutuar edhe 2 shqiptarë të tjerë (emrat)

Hetime më të detajuara janë kryer në vendin e ngjarjes ku u vranë dy shqiptarët në Greqi në Nea Smyrni.

Ekipi i DIAS- ka patrulluar dhe ka kryer kontrolle në gjashtë vende të ndryshme. Media greke “To Vilma” duke iu referuar burimeve policore, në një artikull të ditës së sotme lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja një javë më parë, mes të tjerash shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021.

Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptare të burgosur, njeri i përfshirë me parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektori të policisë, përfshirë dhe Anti-Terrorin.