Aplikacion
Shqipëria organizon një ‘samit të paqes’ me Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ditën më pas, kryeqyteti shqiptar do të presë një samit rajonal midis Ballkanit dhe Bashkimit Evropian. Dy javë më parë, më 15 shkurt, pikërisht Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi Tiranën, dhe nuk harroi të përshëndeste ‘rëndësinë strategjike’ dhe ‘bashkëpunimin e shkëlqyer’ midis këtij vendi të vogël dhe Shteteve të Bashkuara.
Si u bë regjimi i Kryeministrit Edi Rama partneri i privilegjuar i Perëndimorëve në Gadishullin Ballkanik, ndërkohë që të drejtat themelore po shkelen gjithnjë e më shumë në Shqipëri?
Edi Rama është një vigan, por kur pozon në fotot zyrtare me kolegët e tij /kryetarët e shteteve apo të qeverive, shpesh janë këmbët e tij që bien në sy. Sepse, vërtet ka veshur kostum, por i kombinon me atlete e kravata të pazakonta. Artist plasticien me profesion, kreu i qeverisë shqiptare, që ka studiuar në Universitetin e Arteve të Bukura në Paris, është ekspert në thyerjen e kodeve, si në paraqitjen fizike, ashtu edhe në zgjedhjet politike.
Një inskenim i një imazhi ‘transgresioni’që përshkruhet në mënyrë të shkëlqyer në romanin e shkrimtarit austriak Robert Menasse, ‘Zgjerimi’.
Pasardhës i nomenklaturës së Shqipërisë staliniste, i zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranës nga 2000-2011, Edi Rama i leu me ngjyra vezulluese ndërtesat e kohës së komunizmit në qendër të kryeqytetit shqiptar. Betohej se qëllimi ishte që qytetarët të ndjeheshin përsëri ‘krenarë’ për qytetin e tyre. Por thonë që ai e merrte pjesën e tij në ndërtimet e reja që po fillonin të shumoheshin.
I zgjedhur Kryeministër në 2013, Edi Rama po e drejton Shqipërinë me dorë gjithnjë e më të hekurt dhe di të bëhet i dobishëm për partnerët e tij të huaj, me qëllim shmangien e çdo kritike mbi devijimin e tij autoritar.
Më 6 nëntor 2023, Edi Rama, bëri marrëveshje me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të zhvendosur në territorin shqiptar personat që kërkonin azil në Itali, ndërkohë që dosjet e tyre janë duke u studiuar.
Edhe pse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur si shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe rregullat evropiane për azilin.
Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Kampi që do t’i presë do të gëzojë gjithashtu një status ekstra-territorial.
Ishte pikërisht kjo e fundit, përveç të tjerave, ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja ishte në kundërshtim me Kushtetutën, sepse po i shiste sovranitetin e pjesëve të tokës vendase një fuqie të huaj… dhe jo kujtdo fuqie . Edhe pse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939.
Madje, për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranë s’ka natyrë “neokolonialiste”.
Sidoqoftë, në janar, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë, me një votë kundër, apelin e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Georgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të presë azilkërkuesit e parë të zhvendosur, përpara zgjedhjeve evropiane në qershor.
Krijimi i imazhit të mirë
Për të justifikuar këtë vendim, Edi Rama deklaroi se “nuk do ta kishte lidhur këtë marrëveshje me këdo shtet të BE-së. Borxhi që i kemi Italisë nuk mund të shlyhet dhe, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”. Ai garantoi se asnjë kompensim financiar nuk do të kërkohet për pritjen e këtyre azilkërkuesve, përveç kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Megjithatë, kryeministri nuk specifikoi se cila ishte natyra e këtij “borxhi”, edhe shumë mendojnë se e ka fjalën për mërgimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, që lanë vendin e tyre në kohën e rënies së regjimit komunist, në fillim të viteve 1990.
Shqipëria tashmë u ka hapur derën shumë njerëzve. Pak muaj para se Rama të vinte në pushtet, paraardhësi i tij, Sali Berisha, kishte nënshkruar tashmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, kushtet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, e cila parashikonte transferimin e 230 muxhahedinëve iranianë, kundërshtarë të regjimittë Teheranit, që ishin në atë kohë refugjatë në Irak. Edi Rama nxitoi të zgjeronte perimetrin dhe tashmë 3000 prej tyre ndodhen në kampin e mbyllur të Ashraf 3, në portat e Tiranës, ku është krijuar një shoqëri e vogël tërësisht e mbyllur.
Në fund të gushtit 2021, pas rënies së Kabulit, Shqipëria, ashtu si fqinjët e saj, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mirëpritëm ish-bashkëpunëtorët afganë të forcave ndërkombëtare, që u evakuuan në konfuzion total. Edhe ata duhej të qëndronin vetëm gjatë kohës së shqyrtimit të aplikimit të tyre për vizë drejt Shteteve të Bashkuara ose një vendi të tretë. Shumë prej tyre kanë hapur susamin e çmuar. Sigurisht jo të gjithë, por nuk ka asnjë informacion mbi fatin e njerëzve të cilëve u ishte refuzuar viza.
Thelbi e kësaj pritjeje duket shumë më tepër politike sesa ekonomike. Në të vërtetë, kryeministri shqiptar akuzohet nga kundërshtarët e tij për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me krimin e organizuar dhe po përpiqet të ‘blejë’ një imazh të mirë, veçanërisht në bregun tjetër të Adriatikut.
Menjëherë pas ardhjes së tijnë pushtet, drejtësia italiane tundte këmbanat e alarmit për shtimin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri dhe eksportin masiv të tij drejt Italisë.
Që atëherë, bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës u është prishur rehati nga drejtësia, duke filluar nga ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i fajësuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i dënuar me tre vjet burg në shkurt të vitit 2022. Vendi është gjithashtu një pikë ndalimi i privilegjuarpër rrjetet e trafikut të mbetjeve, të kontrolluara gjerësisht nga Camorra napolitane. Për t’u bërë ballëdyshimeve të vazhdueshme të prokurorëve italianë të Antimafias, Edi Rama e di se asgjë nuk është më e rëndësishme se një miqësi solide me Romën. Kjo është arsyeja pse ai përpiqet të inskenojë afërsinë e tij me krerët e qeverisë italiane, që kur erdhi në krye të Shqipërisë.
Arti i qenit i dobishëm
Duke i shtuar ofertat e tij të shërbimeve, Edi Rama dëshiron gjithashtu të tregojë sa i gatshëm është vendi të pranojë“përgjegjësinë’ që i takon, prandaj dhe meriton të anëtarësohet sa më shpejt në BE. I trembur në palcë se mos Moskapërdor kartën e destabilizimit të Ballkanit, duke përdorur pikat e influencëssë saj në Serbi ose Republika Srpska (entiteti serb i Bosnjë-Hercegovinës), Perëndimi i jep mbështetje të pandërprerë Edi Ramës. Duhet thënë seLideri shqiptar di t’u shkoje pas qejfit, ai që nuk pushon së deklaruari se vendi i tij është “shteti më pro-evropian dhe pro-amerikan” në rajon.
Për më tepër, Tirana është tërësisht në të njëjtën linjë me politikën e jashtme perëndimore në lidhjeme luftën në Ukrainë, por edhe në Lindjen e Mesme. Pavarësisht se popullsia është kryesisht myslimane, Shqipëria ijepmbështetje të plotë Izraelit, në dëm të Palestinës.
Për të gjitha këto arsye, partnerët perëndimorë janë të gatshëm të lënë mënjanë devijimet “të vogla” nga shteti i së drejtës, të regjimit të tij. Për shembull, vitet e fundit, reforma në drejtësi e kërkuar nga Bashkimi Evropian, i është larguar objektivave të saj: procesi i verifikimit të integritetit të gjyqtarëve ka shërbyer në realitet për të përjashtuar të gjithë ata që supozohej se ishin pranë opozitës.
Vendi po bie gjithnjë e më poshtë në renditjen vjetore të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF). Kjo kishte nxitur edhe zemërimin e Edi Ramës në vitin 2022, i cili denoncoi “gënjeshtrat” e RSF-së. Shpërthimi befasues i pasurive të paluajtshme që është krijuar në Tiranë vështirë se po tërheq më shumë vëmendje, edhe pse shoqëria civile paralajmëron se ky bum i pakuptueshëm ndërtimor përdoret mbi të gjitha për të pastruar paratë e drogës.
Në shtator të vitit 2023, Emmanuel Macron bëri vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Shqipëri, ndërkohë që tregtia mes dy vendeve është pothuajse jo-ekzistuese. Udhëtimi ishte ende një mundësi për të nënshkruar një marrëveshje me Voltalia, në pronësi të familjes Mulliez, e cila po ndërtonnë jug të vendit një termocentral fotovoltaik, të paraqitur si më i madhi në Ballkan. Ky projekt ka vetëm të keqen seështë ngjitur me lagunën e Karavastasë, një zonë natyrore e brishtë dhe e mbrojtur.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, ‘harroi’ të takonte përfaqësues të opozitës. “Anthony Blinken erdhi si mik i Shqipërisë, por fatkeqësisht jo si mik i vërtetë i pluralizmit politik në vendin tonë,” psherëtin Genc Pollo, ish-ministër dhe këshilltar i ngushtë i Sali Berishës, njeriu i fortë i së djathtës shqiptare.
I njohur për përkrahjen ndaj Paktit të Atlantikut, ish-presidenti dhe më pas kreu i qeverisë shqiptare u vendos në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, për dyshime për korrupsion. Sot pothuaj tetëdhjetë vjeç, ndodhet në arrest shtëpie, pasi ka humbur imunitetin parlamentar.
Opozita denoncon larjen e hesapeve politike, duke këmbëngulur në rolin e luajtur nga ish-shefi i kundërzbulimit së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili ishte në qendër të një skandali që shpërtheu në fillim të vitit 2023. Përveç lidhjeve të supozuara me oligarkun rus Oleg Deripaska, ky agjent i nivelit të lartë amerikan supozohej të kishte marrë 225 mijë dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, disa javë pas takimit me Edi Ramën në 2017. Në këmbim, Charles McGonigal supozohej të kishte informuar Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara për nevojën e hapjes së një hetimi ndaj një shtetasi amerikan të regjistruar si lobist pranë partisë së Sali Berishës.
“Standardet e dyfishta perëndimore”
Fatos Lubonja denoncon “standardet e dyfishta të Shteteve të Bashkuara dhe perëndimorëve në përgjithësi”. Megjithatë, ky intelektual i pavarur nuk beson se këto zhvillime do të vënë në pikëpyetje pro-amerikanizmin dominues të shoqërisë shqiptare. “Asnjë kritikë ndaj politikës amerikane nuk shfaqet në Shqipëri. Opozita e djathtë ka tendencë të besojë se ishte një “gabim” i vogël i administratës amerikane. Sali Berisha me siguri ëndërron rikthimin në pushtet të Donald Trump, por nuk duhet të ketë shumë iluzione. Në vitin 2016, para ardhjes së Trump, Edi Rama shpjegonte se fitorja e kandidatit republikan do të ishte një “kërcënim për botën”, por pasi ai u zgjodh, filloi lojën e tij ë joshjes. »
Kryeministri dinak shqiptar e di mirë që nuk duhet t’i vendosni të gjitha vezët në një shportë. Pasi priti Anthony Blinken, ai fluturoi për në Ankara për të parë mikun e tij Rexhep Tayyip Erdoğan: një miqësi shumë e fortë i lidh këta dy burrat, të cilët shumëfishojnë takimet private dhe familjare. Kjo marrëdhënie e privilegjuar u ilustrua veçanërisht nga ndjekja e pamëshirshme e gylenistëve pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi. Tirana është madje i vetmi qytet në Evropë që ka ngritur një monument në nderim të viktimave të këtij puçi në tentative. Më 20 shkurt, në afërsi të vizitës së Edi Ramës në Ankara, televizioni publik shqiptar nënshkroi një partneritet veçanërisht strategjik me TRT turke, një kanal i privilegjuar e propagandës së regjimit së Erdogan.
Përballë partnerëve të tij perëndimorë, Edi Rama nuk e ka aspak problem të imponojë përrallën që e favorizon. Ndryshe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjithmonë i prirurtë afrohet me Moskën dhe ne krahasim me kryeminsitrin tepër të trazuar kosovar, ai është ‘njeriu stabilitetit’ në Ballkan. Miku ku mund të mbështetemi gjithmonë. Ia vlen të modifikojmë pak disa parime demokratikë/ MEDIAPART