zoom

Aktualitet

Me thikë në shkollë/ Arrestohet i riu që kanosi drejtoreshën pasi i mori celularin

Një ngjarje e paprecentë është shënuar në Tiranë këtë të enjte.

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili kanosi drejtoreshën e shkollës pasi kjo e fundit i mori celularin që e përdorte gjatë orës së mësimit.

I riu gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat.

19-vjeçarit iu sekuestrua edhe një thikë të cilën e mbante me vete në shkollë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.”- njofton policia.

Kujtojmë se incidente të ngjashme janë përsëritur në disa raste të tjera gjatë muajve të fundit në institucionet arsimore.

Më i rëndi ishte ai në shkollën Fan Noli ku u qëllua për vdekje me thikë Martin Cani.