zoom

Politikë

‘Më shumë kërkesa për azil nga Shqipëria sesa Ukraina’/ Xhixho: Koha të ndalim shpopullimin

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, disa të dhëna nga Eurostat që tregojnë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Xhixho, ndër të tjera shprehet se Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.

Status i plotë i Erisa Xhixhos:

Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm.
Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat.
➡️1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.
➡️• Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar
Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën.
Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.
Është koha të ndalim shpopullimin!
Është koha të rikthejmë shpresën!