zoom

Stil

Më shpejt nga se e prisnim! “X Factor Albania” nis transmetimin

“X Factor Albania” do të jetë në ekranet shqiptare më 8 dhjetor 2023! Që nga dita e nesërme shikuesit do të njihen me talentet e reja, të fushave të ndryshme, të cilët do të performojnë në skenën e spektaklit të madh.

“X Factor Albania” do të moderohet nga Alketa Vejsiu dhe në juri do të jenë emra të njohur si: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani, Zhani Ciko etj.

Sipas Ilda Lumanit, skenaristes së programit, në këtë program ka pasur një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë. Në skenën e “X Factor Albania” do të performojnë njerëz të grupmoshave të ndryshme, madje edhe ata që i përkasin grupmoshës së tretë.