Aplikacion
Ai shihet teksa shoqërohet nga uniformat blu, i veshur me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra sportive.
Mësohet se 42-vjeçari u arrestua pranë banesës së tij pas 24 orësh në kërkim nga policia.
“Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, raportojnë uniformat blu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës (20 shtator) në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë u plagos efektivi Edlir Alleshi. Ai u qëllua me plumb në bark dhe u dërgua në spital.