Aplikacion
Pankarta paraqiste një listë të viktimave të 129 femrave që nga Festivali i fundit i Kanës në një referencë të dukshme për numrin e vrasjeve në familje në Francë.
Me regji të Ali Abbasi, “Holy Spider” tregon historinë e një gazetareje që heton një vrasës serial që synon punonjëset e seksit në qytetin iranian të Mashhad. Ai bazohet lirisht në rastin e vërtetë të Saeed Hanaei, një punëtor ndërtimi, i cili vrau 16 gra midis vitit 2000 dhe 2001 përpara se të kapej nga policia.
Të premten, premiera e “Three Thousand Years Of Longing” të George Miller u ndërpre nga një grua që protestonte kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë.
Gruaja grisi rrobat e saj në tapetin e kuq të filmit për të zbuluar mesazhin “Ndaloni të na përdhunoni” të shkruar në bustin e saj pranë ngjyrave blu-verdhë të flamurit të Ukrainës./L.K
/Zoom.al