zoom

Të gjitha

“Më quajte objekt, kujdes…”/ Zhaklin Lekatari dhe Dalina Buzi përballen pas deklaratave për Fifin

Përveç diskutimeve, në studion e “Goca dhe Gra” ka pasur edhe debate. Mes Dalina Buzit dhe të ftuarës Zhaklin Lekatari u “ngritën tonet” teksa diskutonin rreth deklaratës së Fifit për partnerin e saj disa ditë më parë. Moderatorja Dalina Buzi i bëri thirrje gazetares së njohur që të ketë kujdes kur të komentojë mbi njerëzit.

Biseda në studio:

Zhaklin Lekatari: Unë fizikisht jam e lirë t’ju vrasë juve këtu por nuk e bëj sepse do kem pasoja. Shoqëria ka rregulla dhe veprimi im ka pasoja sepse dëmtoj lirinë tuaj. Përpos të gjithave në shoqëri zbatoj disa rregulla dhe e njëjta gjë ndodh edhe me fjalën. Duhet të bëjmë një dallim mes publikes dhe privates. Në jetën private mund të shprehem në disa mënyra që nuk m’i lejon jeta publike sepse kam disa përgjegjësi.

Dalina Buzi:  Zhaku ka një lloj gjuhe të vetën që unë nuk jam shumë dakord. Edhe unë jam e lirë, edhe ti je e lirë. Nuk e kisha me Zhakun dhe filloi nga humor. Ajo vetë tha se nuk e kishte me sek*in por tha se e donte ta ruante si imazh. Ti ke thënë se Dalina e sheh veten si objekt dhe ti më njeh shumë mirë, e di që kjo nuk është e vërtetë.

Zhaklin Lekatari: Të shkrova ty dhe shkrova edhe një personazh tjetër sepse ishin deklarata të ardhura pas deklaratës sime.

Dalina Buzi: Fifi nuk është problem këtu, Fifi ishte shqetësim kombëtar kur tha gjatë pandemisë që artistët duhet të bëjnë koncerte. Çështje termash është o Zhaklin, Fifi e kishte në kuptimin “O zot sikur ti të ishe i pari dhe i fundit për mua”. Kështu e ka qejfin e vet, kështu le të thotë.

Zhaklin Lekatari: Është fjala që i krijon realitetet, e para është fjala prandaj ne i zgjedhim fjalët. Kur je personazh publik duhet të kesh vetëdije, përgjegjësi sepse influencon.

Dalina Buzi: Nëse do të rrimë të zbërthejmë se çfarë është fjala, edhe ti më the nga emocionet e tua se unë jam objekt. Ti flet për shkencërisht dhe nuk flet shkencërisht kur të mbulojnë emocionet.

Zhaklin Lekatari: Nëse ti do të më lësh të mbaroj do të ta shpjegoj se si e thua.

Dalina Buzi: Po pra prandaj janë fjalët prandaj është sematika që të shpjegojmë, prandaj duhet të kesh kujdes se çfarë thua.

Fifi ka bërë së fundmi edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.

Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë . Të dua”– shkruajti Fifi krahas postimit në Instagramin e saj.

Pas kësaj deklarate, ka adhur edhe një reagim nga gazetarja njëkohësisht aktivisten për të drejtat e grave ku fjalia ‘unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik./L.K

/Zoom.al