zoom

Aktualitet

“Më qëlluan, sapo dola nga kafja”! Niset drejt “Traumës” ish-kreu i PS në Vaun e Dejës që u plagos me armë

Ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, aktualisht delegat i socialistëve, Nikolin Huba, i cili u plagos ditën e sotme në Shkodër, është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

54-vjeçari menjëherë sapo ka dalë nga salla e operacionit është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e di kush janë autorët apo përse e kanë plagosur.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Une nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnje konflikt me askend. Vetem qelluan dhe iken, nuk kam asnje ide perse me qelluan”, ka thënë Huba.

Megjithatë, policia vendore e Shkodres pistën kryesore ka atë të drogës. Kohet e fundit ka patur disa aksione ne zonen e Vau të Dejes, ku jane asgjesuar rrenje kanabisi dhe jane arrestuar disa persona te ndryshem. Pista kryesore e policise eshte se kultivuesit kane dyshuar se Huba mund te kete dhene informacion per efektivet, duke i dhene nje mesazh permes kesaj plagosjeje.

Megjithate kjo eshte nje piste fillestare qe ka policia ende e pabazuar ne prova por pista kryesore per te cilen dyshohet se ka ardhur kjo plagosje. Policia po heton edhe pista te tjera per ta zbardhur te plote.

Postime të lidhura