Aplikacion
Ndërkohë, forcat e sigurisë lëshojnë armët e tyre mbi bandën e mbetur, të cilët duhet të kujdesen për veten pa ndihmën e Profesorit. Në një skenë shfaqet Lisbona që udhëheq bandën drejt luftës së tyre të pashmangshme kundër Ushtrisë. Gjithashtu në një pjesë të shkurtër shfaqet edhe Berlini i vdekur.
Sezoni i fundit do të nisë me bandën që mbyllet brenda Bankës së Spanjës për mbi 100 orë. Profesori i kapur nga Sierra nuk mund të arratiset, sepse nuk ka asnjë plan dhe grabitja merr një tjetër kthesë ndërsa banda përballet me Ushtrinë. A do të humbasë banda më tepër anëtarë? A do të jetë gjallë Profesori? A do të jetë vjedhja e suksesshme? Ky trailer i lë të gjitha këto pyetje pa një përgjigje, sepse çdo pritet të zbulohet me publikimin e plotë të sezonit të fundit. Sezoni i pestë i “La Casa de Papel” do të jetë i ndarë në dy pjesë, 5 seritë e para do të publikohen në 3 shtator, ndërsa 5 seritë e fundit në 3 dhjetor.
View this post on Instagram