zoom

Bota

Me kryq në ballë/ Sekretari amerikan i Shtetit i çudit të gjithë me daljen e tij në ekran

Dalja e fundit në ekran e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka shkaktuar habi dhe reagime në rrjet.

Në një intervistë për televizionin Fox News, ai u shfaq me kryq në ballë, ndërsa u pyet për fjalimin e presidentit Donald Trump në Kongres, luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Por çfarë domethënieje ka kryqi që mbante të vizatuar në ballë Rubio?

Kjo shenjë bëhet në nder të të mërkurës së hirit, që është festë për katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar.

Në kalendarin katolik, kjo ditë simbolizon një mundësi për reflektim dhe pendim.

Por, në rrjet, imazhi i Rubios me kryq në ballë është komentuar ndryshe.

Për disa, ky ishte një mesazh që Sekretari amerikan i Shtetit po përcillte në mbështetje të Rusisë.

Të tjerë e lidhën atë me një nxitje të luftës fetare, ndërsa disa komentues të tjerë kujtuan se në fëmijëri, prindërit iu vizatonin kryqin në ballë për të treguar se kishin qenë fëmijë të këqinj.