zoom

Aktualitet

Me armë zjarri pa leje në banesë, 29-vjeçari i arrestuar është nipi i ish-ministrit Lefter Koka

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 29-vjeçarin Haki Koka, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjet pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

I riu i arrestuar është djali i Leonard Kokës dhe nipi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili është në burg për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura