Aplikacion
Njoftohet se në kërkime është bashkuar edhe Policia e Malit të Zi, në hapësirën e saj detare.
“Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme. Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë”, thuhet në njoftimin e FA-ve.
ushtria mori kërkesë nga Mbrojtja Civile për ndihmë, teksa ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla, që i ka bërë kërkesë edhe Malit të Zi që të nisin kërkimet. /ZOOM.AL/