zoom

Aktualitet

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një foshnje u gjet e pajetë, e futur në një valixhe në dollapin e shtëpisë, Zoom.al mëson se më në fund kanë dalë rezultatet e ekspertizës.

Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja e gjetur në valixhe pa jetë, ka lindur gjallë.
Bebi ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare, me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës së gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin. Kthimi i burrit të saj nga emigracioni do të bënte të mundur zbulimin e krimit horror. Për më shumë detaje, lexoni artikujt e mëposhtëm. /Zoom.al

Postime të lidhura