zoom

Bota

“Mbytini fëmijët ukrainas në lumë”/ Prezantuesi rus bën deklaratën bombë por ja çfarë ndodh më pas

Ndonëse është larguar vëmendja e mediave, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon ende.

Në valën e lajmeve për luftën, së fundmi një prezantues televiziv rus ka bërë një deklaratë të rëndë.

Deklaratat e tij erdhi një javë pas një disktutimi në lidhje me vizitën e parë të Sergei Lukyanenko në Ukrainë në vitet 1980, gjatë së cilës fëmijët i thanë atij se do të jetonin një jetë më të mirë nëse nuk do të ishin pushtuesit rusë.

“Ata duhej të ishin mbytur në Tysyna. Thjesht mbytini ata fëmijë, mbytini ata”, tha ai.

Menjëherë pas deklaatave të shumta prezantuesi rus ka kërkuar falje, sipas The Guardian.

Spikeri i Russia Today, Anton Krasovsky tha se ndihej shumë i turpëruar pas deklaratës dhe komenteve të shumta negative.

“Epo, ndodh. Ti je në transmetim, flet dhe nuk mund të ndalesh. U kërkoj falje të gjithë atyre që u shtangën nga kjo,” tha ai.

Russia Today pezulloi Krasovsky menjëherë pas komenteve të tij dhe tha se incidenti ishte rezultat i “një çmendurie të momentit”.