Aplikacion
Një tjetër pushues ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Golemit. Bëhet fjalë për një shtetas ukrainas, rreth moshës 66-vjeçare.
Përgjatë gjithë sezonit turistik, bilanci i viktimave si pasojë e mbytjes është alarmant. Teksa shifrat vazhdojnë të rriten, ende nuk vihet re një angazhim serioz i organeve përgjegjëse për vendosje të vrojtuesve të plazheve.
Edhe në plazhet ku ndodhen kabinat e rojeve bregdetare, qytetarët shprehen se mungon një i tillë dhe se janë të zbrazura.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.