zoom

Bota

Akt heroik/ U përpoq të shpëtonte një person, humb jetën ministri rus

Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev humbi jetën gjatë një stërvitjeje të mbrojtjes civile në Arktik. Ministria tha se Zinichev, 55 vjeç, vdiq në zonën e Norilsk teksa përpiqej të shpëtonte jetën e një personi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një kameraman. Ky i fundit kishte rënë nga një shkëmb gjatë një interviste, sipas Margarita Simonyan, kreut të transmetuesit rus RT.

“Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev nxitoi pas atij për ta shpëtuar dhe vdiq.”-tha ajo.

Mediat ruse thanë se aksidenti ndodhi në ujëvarën Kitabo Oron rreth 165 km në perëndim të Norilsk.