zoom

Aktualitet

Mbytet në plazhin e Zvërnecit një 45-vjeçar

Një pushues humbi jetën këtë të martë në Vlorë, pasi u mbyt në det. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në plazhin e Zvërnecit. Viktimë nga kjo ngjarje mbeti një 45-vjeçar nga qyteti i Korçës.

“Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për ngjarjen