zoom

Aktualitet

Mbytet motoskafi në Vlorë, u përplas me shkëmbinj nënujorë

Një jaht i vogël me turistë italianë u mbyt mëngjesin e sotëm në afërsi të brigjeve të Zvërnecit në Vlorë.

Shkak është bërë përplasja e jahtit me shkëmbinj nënujorë në afërsi të Zvërnecit.

Në bord kanë qenë 4 turistë dhe një fëmijë, që kanë arritur të dalin në breg, fatmirësisht pa probleme.

Në vend ka mbërritur policia dhe roja bregdetare. Një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur rreth mëngjesit, në orën 4 e 30./Zoom.al/