zoom

Politikë

Mbyllja e fushatës/ Berisha u rikujton shqiptarëve si po vidhen nga Rama dhe Balluku me energjinë

Sali Berisha u ka rikujtuar sot shqiptarëve se si po vidhen nga qeveria e Ramës dhe Ballukut nëpërmjet shitjeve të  energjisë.

Ai  tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë, të cilën tha do ta tarifojnë me 6 lekë për kw , sa ka qenë më parë.

Ndë rkohë  Berisha paralajmëruar sot kohën kur pretendon të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se kryeministrit Edi Rama duhet” t’i jepen duart” në shtator.

“Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa.

“Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld Kw më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës.

Shqipëria është në peshën e rëndë të një regjimi që të ardhurat i vjedh dhe i plaçkit. Pasuritë publike i grabit për klientelën e vet. Me 14 Maj të marrim pushtetin vendor. Nuk ka Shqipëria asnjë shkak që të braktiset nga qytetarët e saj.

Nuk ka vend tjetër në rajon që të ketë pasuritë e saj përrallore. Të ketë njerëz më punëtorë dhe që e do vendin më shumë se shqiptarët. Rikthimi në pushtet i opozitës do të thotë taksa të ulëta, shanse të barabarta. Do të thotë energji me 6 lekë për kw . Aq sa e keni pasur.

E keni marrë me 6 lekë në një kohë kur një vit e prodhonim atë që na duhej. Megjithatë biznesi e merrte me 6 lekë. Sot falë një strategjie që ndoqëm, ne prodhojmë 2000 kë më shumë se nevoja dhje biznesi paguan 220 lekë. A ka gjobë më të madhe se kjo. Paguan se Edi Rama me zëvendësen e tij vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë. E shesin gjithë verën te sekserët e tyre dhe marrin paratë për vete. Kjo merr fund”, tha ai.