zoom

Aktualitet

Mbyllet tuneli i Llogorasë, do të vazhdojnë punimet

Nga data 5 nëntor, qarkullimi për mjetet në tunelin e Llogorasë do të mbyllet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se nga nesër, në tunel do të rikthehen punimet, për të bërë përfundimin e plotë të veprës.

“🛣️Pas përfundimit të sezonit veror🏖️ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve🚘si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit✅ashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:
⚠️Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur🛑me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti📈

🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës”, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik për qarkullim të përkohshëm vetëm gjatë sezonit veror, për të lehtësuar trafikun.

Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që dikur bëhej për 1 orë, përmes këtij investimi ky segment përshkohet për 20 minuta.