zoom

Lajme

Mbyllet seanca e Veliajt. Vendimi jepet nesër

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e arrestit me burg.

Gjatë seancës së sotme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.

Provat e reja të SPAK, Veliaj: Jeni marrë me telefonatat e mia me djalin dhe familjen!

Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.

Postime të lidhura