zoom

Slider

Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur në vitin 793

Christo Tofalli, i cili drejton Ye Olde Fighting Cocks në St Albans, Herts, tha kjo erdhi pas kushteve “sfiduese” të Covid-19.

Ai tha se ishte “zemërthyer” dhe kishte “provuar gjithçka” për të mbajtur të hapur pub-in, e cila daton që ngs viti 793 pas Krishtit.

Pub-i i mbijetoi disa luftërave dhe epidemive, por duket se koronavirusi dhe pasojat e tij e detyruan Christo Tofalli që të ulë qepenat e “Ye Olde Fighting Cocks”

Megjithatë, Tofalli shprehet se pub-i mund të hapet sërish me një pronar dhe menaxhim të ri, por që ai nuk do të jetë pjesë.