zoom

Lajme

Mbyllet me sherr Komisioni i TIMS, socialistët e braktisin. Shkak ekspertët, Salianji: Me cepave…

Mbyllet edhe Komisioni i TIMS, pasi mazhoranca pas debateve të forta për çështjen e ekspertëve, braktisi takimin e radhës.

Ndërkohë që kryetari i komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salianji, po mbante fjalën e tij, socialistët janë ngritur dhe ikë nga salla. Kjo ka shkaktuar batuta nga Salianji, ndërkohë që ka revoltuar anëtarin nga ana e opozitës Luan Baçi, i cili tha se do të  rimendonte pjesëmarrjen në komision.

Debate, polemika por edhe batuta  shoqëruan sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS.

Ekspertët në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS kanë kërkuar kohë për planin hetimor, por kjo është kundërshtuar nga kryetari Ervin Salianji, i cili i ka kërkuar që të marrin një vendim, pasi nuk mund të mbahet peng i gjithë komisioni dhe publiku.

Po ashtu, Salianji ka debatuar edhe me nënkryetarin e komisionit, Toni Gogu, i cili ka kërkuar të marrë fjalen, por nuk i është dhënë.

Në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS u zhvillua një debat edhe mes anëtarëve të tjerë të Komisionit. Nasin Naço tha se nuk mund të pranohen dot ekspertë që merren me politikë. Ndërsa, Baçi vlerësoi se ekspertët janë politikë, pasi ata janë zgjedhur nga partitë.

Diskutimet:

Nasip Naço: Nuk e kuptoj sesi mund të jenë ekspertë të pavarur, kur në dy faqe janë marrë vetëm me PS. Unë nuk i konsideroj si ekspertë. Këta janë ekspertë që po merren me politikëHiqni dy faqet e para.

Ervin Salianji: Ju po lexoni planin paraprak të hetimit dhe ju mund ta rrëzoni me votë. Të vendosim paragrafin që kryeministri është lider global, kështu ta vendosim, çfarë është kjo punë tani?

Luan Baçi: Z.Naço ky është ligji që keni miratuar, ku ekspertët i zgjedh dy mazhoranca dhe dy opozita. Nëse vini re, ata që janë në palën tuaj marrin orientimet nga ju, edhe ata janë ekspertë tuaj. Ne nuk mund t’ju themi qytetarëve se janë ekspertë të pavarur, dy janë të mazhorancës dhe dy të opozitës. Ekspertët janë zgjedhur nga forcat politike të dy palëve.

Ervin Salianji: Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për tu tallur, dhe këtu do lexohen planet sic i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendat grek vetëm për arsye se merreni porosi për tu shtyrë.

(Toni Gogu kërkon fjalën, Salianji refuzon)

Ervin Salianji: Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri. Lerë atë, hiqe dorën, mos i fusni duart siç i fusni në buxhet se është ves. Ka radhë. Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për t’u tallur.

Salianji: Të dëgjojmë të dy palët e ekspertëve dhe pastaj nëse duan të kërcejnë sërish nga belaja… e të thonë që vota e tyre do të shpëtojë nga përgjegjësia penale ata të përfshirë, e kanë gabim. Për çfarë paguhemi nga taksat e qytetarëve këtu? Të tallemi me qytetarët që na kanë caktuar këtë detyrë? Se bëhet fjalë a duhet të vijë dëshmitar… x apo jo, apo jo them me emër se tremben pastaj.

(Mazhoranca largohet). Unë flas këtu ju dilni tek dera.

Këta duan të na kapin cepave, e kam mbyllur që në tetë-vjeçare, na thonë takohemi cepave.

Luan Baçi: Pushimi merret me vendim, jo të ngrihet mazhoranca të dalë jashtë. Duhet zbatuar rregullorja. /ZOOM.AL/