zoom

Politikë

Mbyllen zgjedhjet në Shkodër dhe Korçë, zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të PD-së

Është mbyllur procesi i zgjedhjeve për kryetar të degëve të Partisë Demokratike edhe në Shkodër dhe Korçë. Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve bëri të ditur se pas numërimit të votave në Shkodër fitoi Gjenarin Kacari me 792 vota.

Në fakt gara për kryetar të kësaj dege ishte e fortë, pasi kandidati tjetër, Arben Lushaj siguroi 629 vota.

Komisioni njoftoi gjithashtu se është mbyllur procesi për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Korcë, ku pas numërimit të fletëve të votimit, ndërmjet 4 kandidaturave, fitues u shpall Devis Osmani me 48% të votave