zoom

Aktualitet

“Mbyllën makinën dhe ia mbathën”, Këlliçi: I afërmi i kryetarit të komunës Vaqarr po shpërndante ushqime

Kandidati i PD në Tiranë Belind Këlliçi deklaron në një video se po shpërndahen ndihma për qytetarët në këmbim të votave duke akuzuar me emra konkretë.

Këlliçi shpjegon se si u arrit të kapej në flagrancë automjeti i drejtuar nga i afërmi i kryetarit të komunës.

Sipas Këlliçit ai u sinjalizua fillimisht nga banorët e zonës dhe me ardhjen e tij, personat të cilët ndodheshin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kemi ndaluar mbrëmë në orën 12:30 në Mënik kryetari e njësisë së Pezës që bënte fushatë ne mesnatës. Sot jemi këtu në komunën e Vaqarrit, ku kjo makinë është kapur duke shpërndarë ndihma. Është makinë e komunës së Vaqarrit, këtu ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të komunës, Gentjan Myrtos një hajduti pronash.

Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar. Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar edhe shefin e komisariatit për këtë shkelje, që janë zyrtarë të komunës së Vaqarrit.

Personat që janë kapur, kanë mbyllur makinën dhe kanë ikur. Jemi në pritje të prokurorit.”

 

https://www.facebook.com/watch/?v=4004931309552839