zoom

Politikë

Mblidhet Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Po e mbroni, zbatoni vendimin e Kushtetueses!

Po zhvillohet mbledhja në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ku do të diskutohet në lidhje me mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk kanë munguar debatet dhe akuzat e forta mes palëve dhe kolegëve të dy kampeve.

Mbledhja e Këshillit vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të demokratë. prej mëse një viti Kushtetuesja ka vendosur papajtueshmëri të mandatit të ish-ministres dhe konflikt interesi në investimet e përfitimet e bashkëshortit, ish-deputetit socialist Artan Gaçi.

I ashpër ka qenë kreu i grupit të Rithemelimit të PD, Gazment Bardhi, që denoncoi se socialistët po mbrojnë deputeten dhe po shkelin ligjet.

“Grupi ynë e ka ngritur këtë çështje në qershor 2022, ka qenë vullnet i mazhorancës të marrë në mbrojtje në anëtar të kabinetit, që vijmë sot në prill 2024, për një vendim që sipas Kushtetutës ishte i qartë që në nisje. Jo sepse e thotë opozita, por sepse Kushtetuesja e ka bërë të qartë që nëse ka një mocion të 1/10 shumica nuk mund të pengojë dërgimin e çështjes në Kushtetuese.

Bashkëshorti i ish-ministres përfitoi mbi 11 mijë metra katrorë truall në bregdet, ia dha kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. Të abatohet vendimi”, tha Bardhi ndër të tjera. /ZOOM.AL/