zoom

Aktualitet

Mbi 100 kg kanabis në Korçë, kush është avokati i arrestuar

Zbulohen detaje të reja në lidhje me sasinë e drogës së kapur mbrëmë në Korçë. Mësohet se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit, ndërsa sipas informacioneve të para, sasia e drogës së sekuestruar është mbi 100 kg.

Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve, por mes tyre është edhe një avokat, i identifikuar si Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë.

Postime të lidhura