zoom

Politikë

Mbështetësit e Bashës ofendime ndaj deputetëve! Disa anëtarë braktisën mbledhjen e Kryesisë

Mbështetësit e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha kanë shpërthyer në sharje e ofendime ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë.

Ata mësohet se kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që ishin kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit, raporton Neës24.

Ndërkohë mbledhja është shoqëruar me tensione dhe disa deputetë kanë braktisur mbledhjen.

Të parët që janë larguar ishin kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati.

Por në ambientet e jashtme janë përballur me mbështetësit e Bashës që sërish i kanë ofenduar, madje kanë tentuar që t’i godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.