zoom

Aktualitet

Mashtrimi i Ramës/ Premtoi çunat e Londrës, por përfundoi tek të Rinasit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Për efekte propagande elektorale, ku jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Edi Rama ka ofruar shfaqjen e radhës.

Pasi këmbënguli për disa kohë që do të sillte një avion me kuksianë nga Londra, i ka dështuar plani, pasi kuksianët nuk kanë udhëtuar me avion.

Avioni ka pasur pak pasagjerë nga Londra dhe shumica e tyre janë ngritur në mjetin fluturues në Rinas.

Por për të çuar deri në fund fasadën e tij, Rama e ka mbushur avionin në Rinas dhe është ulur në Kukës, ku ka organizuar dhe shfaqjen e radhës.

Aeroporti i Kukësit, i hapur përgjysmë, pasi punimet do të vazhdojnë edhe pas uljes së avionit të parë, është thjeshtë një linjë e brendshme, Rinas-Kukës, pasi Ramës i dështoi të bëjë një udhëtim ndërkombëtar.