zoom

Aktualitet

Masakra në Dobraç/ Policia shpall në kërkim dy persona, anëtarë të grupit të Bajrave

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë pasi u përplas sëbashku me të shoqin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat.

Burime bëjnë me dije se në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.

Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Ndërkohë që vijojnë hetimet, ende nuk është faktuar se personi i tretë i dyshuar në mjetin e viktimave të ketë qënë Ibrahim Lici.

Edhe pse qarkullon një foto, që në dukje ka ngjashmëri të madhe me të shumëkërkuarin, blutë ende nuk e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Ibrahim Licin.