zoom

Aktualitet

Masakra e Tetovës për parkimin, arrestohet si autor 60-vjeçari. Vrau djalin e xhaxhait dhe nusen!

Policia e Maqedonisë së Veriut konfirmon se një person rreth moshës 60 vjeç është i dyshuari për vrasjen e të paktën 3 personave (ende e pakonfirmuar), në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga policia.

Në media u raportua edhe për një të tretë të vdekur. Dy nga viktimat janë djali i xhaxhait dhe nusja e tij, nga dora e të dyshuarit.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21.

SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, ndërsa thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë. /ZOOM.AL/