Aplikacion
Përmes një njoftimi zyrtar konfirmohet se breshëria e plumbave shkaktoi djegien e automjetit, brenda të cilit u shkrumbuan dy vetë. Ndërkohë njëri prej pasagjerëve, i identifikuar si 30-vjeçari Diklen Vata tentoi të shpëtonte duke dalë jashtë mjetit, ndonëse pa sukses.
Nga informacionet paraprake thuhet se 50 plumba janë derdhur lumë në drejtim të mjetit tip “Volswagen Passat”.
View this post on Instagram
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit:
Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.
Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.
Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë./ Zoom.al