zoom

Politikë

Masakër me votat/ Shihni çfarë ka bërë PSD në Pukë

Manipulim të votave gjatë numërimit në procesin zgjedhor të 14 majit ka pasur dhe këtë e fakton rinumërimi që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve bëri këtë pasdite në vetëm pesë kuti votimi në Pukë, të kontestuara nga Aleanca Demokrastiane.

Ajo që vihet re është se për PSD e Tom Doshit janë numëruar më shumë vota nga sa realisht ishin hedhur në kuti. Shkelja është më flagrante në njërën prej kutive të votimit, ku nga 118 vota të hedhura për PSD, nga numërimi ka dalë sikur partia e Tom Doshit ka grumbulluar 190 vota, pra manipulim me 72 vota.

Shkelje në emër të PSD së Tom Doshit ka edhe në kuti të tjera, ndërsa në njërën prej pesë kutive të rinumëruara rezultoi se 64 vota të cilat ishin përllogaritur për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet në fakt ishin të Partisë Republikane.

Gjetjet e plota të KAS pas rinumërimit:

𝐊𝐀𝐒 𝐤𝐞̈𝐪𝐲𝐫 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝟓 𝐤𝐮𝐭𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐏𝐮𝐤𝐞̈

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi bashkërisht kërkesën ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 260, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 16.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 07, 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝑃𝑢𝑘𝑒̈, “𝑃𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑃𝑢𝑘𝑒̈”, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑖𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑜𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒” dhe kërkesën ankimore nr. 70, me ankues Partinë Aleanca Progresiste LZHK dhe objekt “𝐾𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑛𝑟. 0408, 0415, 0422, 0424, 0425, 0430. 𝑁𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑃𝑢𝑘𝑒̈, 𝑠𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡”.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese dhe vendosi të këqyrë fletët e votimit në kutitë e votimit për këshill bashkiak me nr. 0422/00, 0425/00, 0415/00, 0415/01, 0430/00.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi:

  1. Në QV 0425/00, PR nga 0 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 64 vota të vlefshme dhe PDIU nga 64 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 0 vota të vlefshme.
  2. Në QV 0415/00, PD nga 3 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 3 vota, ALD nga 51 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 52 vota, PSD nga 83 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 82 vota, PD nga 3 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota.
  3. Në QV 0415/01 nga 21 vota të pavlefshme në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla, PSD nga 190 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 118 vota.
  4. Në QV 0422/00 nuk ka ndryshime.
  5. Në QV 0430/00, PSD nga 15 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 14 vota, PD nga 70 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 71 vota.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 63 dhe nr. 70, si edhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit (TPR) për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 68, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 86, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 16.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 76, 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑡, “𝑃𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒̈𝑑ℎ𝑒𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑠𝑒̈ 𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑡”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 76, Përmet.

Kërkesa ankimore nr. 73, me ankues Partia Aleanca Demokristiane, dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 196, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 18.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 80, 𝐺𝑗𝑖𝑟𝑜𝑘𝑎𝑠𝑡𝑒̈𝑟. 𝑆ℎ𝑝𝑎𝑙𝑙𝑗𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑒 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4310, 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4262, 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4242 𝑒𝑡𝑗., 𝑛𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑎 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑜𝑟𝑒 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑟𝑜𝑘𝑎𝑠𝑡𝑒̈𝑟”, do të shqyrtohet ditën e Premte, datë 30.05.2023.