Aplikacion
Në vetëm 29 ditët e para të këtij janë shënuar të paktë 8 vrasje të bujshme dhe 8 persona të tjerë të plagosur.
Siparin e këtij sezoni vrasjesh e hapi Dan Hutra, i cili më 1 mars shfaqi gjithë cmendurin ë etij duke vrarë të 3 gra dhe duke plagosur 3 të tjera.
Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht plagosi duke e qëlluar më thikë të dashurën, më pas shkoi në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi la të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura mbetën vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ai vrau edhe një 31-vjeçare, Etleva Kurti për hakmarrje.
Krimi i dytë i këtij muaji ka ndodhur më katër mars, ku Kujtim Brisku humbi jetën pasi u dhunua për vdekje nga pronari i shtëpisë ku u fut për të vjedhur. 54-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur pulat në kotecin e fqinjit, por u rrah për vdekje nga pronari.
60-vjeçarja Mimoza Paja u qëllua për vdekje të 13 mars në mbrëmje, në lokalin në Don Bosko ku punonte si banakiere, një ngjarje e cila nuk është zbardhur ende dhe autorët janë të lirë. Këtë sulm brutal në kufijtë e një sulmi terrorist policia e lidh me të shkuarën e pronarit të lokalit, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie por që rezulton se e ka thyer. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 5 persona teë tjerë që ishin klientë në lokal.
Vetëm 14 ditë më vonë, më 27 mars ndaj selisë së Top Channel u krye një sulm ku mbeti pa jetë punonjësi i sigurisë Pal Kola. Pista e hetimit të ngjarjes ende nuk është e zbardhur dhe akoma nuk është gjetur diçka e vlefshme që të mund të çojë këtë ngjarje të paprecedentë në nivel tjetër.
Mbrëmjen e djeshme, dy netë më vonë në Kavajë mbeten pa jetë dy persona pas një sherri të momentit në një lokal. Bëhet fjalë për Altin Rexhën dhe Edmond Goxhën të cilët kishin edhe precedent kriminal të mëparshëm.