Aplikacion
Burri ishte larguar nga banesa dy ditë më parë për të mos u kthyer më kurre duke ngritur shqetësimin e familjarëve.
Ishin këta të fundit që kishin vënë në dijeni forcat e rendit të cilët kishin nisur kërkimet.
Fillimisht, uniformat blu kishin gjetur në breg të detit në Ksamil, veshjet dhe sendet personale të 50- vjeçarit.
Disa orë më vonë u gjet edhe trupi i pajetë.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia.