zoom

Aktualitet

Marrëveshja Rama-Meloni, kostot dalin jashtë kontrollit! Mediat italiane: Përfituese, mafia

Qeveria Meloni arriti një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të dërguar në Shqipëri disa prej emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Itali nëpërmjet Mesdheut.

Puna nisi pak javë më parë për ndërtimin e dy qendrave të pritjes, ku sipas parashikimeve të marrëveshjes do të strehohen rreth 36 mijë azilkërkues në vit.

Dedikuar temës në fjalë, emisioni “Report” në “Rai Tre” zbuloi se kostot tashmë kanë dalë jashtë kontrollit. Krahasuar me 650 milionë euro të buxhetuara fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e 1 miliard eurove. Madje edhe parashikimet e bëra nga qeveria italiane për numrin e emigrantëve duken shumë optimiste.

Prandaj do të shpenzohen shuma disproporcionale, krahasuar me kostot e zakonshme të menaxhimit në Itali, për të dërguar 3000 emigrantë në Shqipëri në vit, të cilët në çdo rast do të duhet të transferohen më pas në Itali.

Pra, kush do të përfitojë realisht nga kjo marrëveshje? “Report” gjeti disa reagime të papritura dhe shqetësuese në Shqipëri, të cilësuara nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë si një “Narkostat” për shkak të ndikimit të fortë të karteleve mafioze shqiptare në aktivitetet e qeverisë.

Një mafia që është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit, edhe nën syrin vigjilent të autoriteteve italiane./ Zoom.al