zoom

Aktualitet

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrijnë në portin e Shëngjinit emigrantët e parë

Refugjatët e parë nga Italia kanë mbërritur në Shqipëri, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni.

Në bordin e anijes “Libra” të Marinës u transportuan 16 emigrantë, 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë. Në foto shihet anija e cila është ankoruar në portin e Durrësit.

Refugjatët do të zhvendosen në kampin në Portin e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit në pritje të aprovimit ose refuzimit të kërkesës së tyre për azil.

Emigrantët, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.