zoom

Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, prangoset adoleshenti në Pogradec

Marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, prangoset adoleshenti në Pogradec

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie intime me një vajzë 12-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime, pa dhënë të tjera detaje rreth ngjarjes.