Aplikacion
Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo është shprehur se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj nga Muaji i Modës në ndihmë të Ukrainës, e cila aktualisht po përballet me pushtimin agresiv nga trupat ruse nën urdhrin e Presidentit Vladimir Putin.
Javët e fundit, modelja ka qenë e përzgjedhura kryesore në sfilatën e “Vjeshtë 2022” të Michael Kors, Versace dhe Vivienne Westwood dhe shumë të tjerë.
“Të kesh një orar të caktuar të Muajit të Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori”, shkruajti Hadid. “Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim ‘për’ diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim (dhe koleges time modele) @micarganaraz, po zotohem të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e “Vjeshtë 2022” për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë. ”
Bota e modës është përpjekur të përdorë platformën e saj këtë muaj për të ndihmuar në përhapjen e ndërgjegjësimit për situatën e tmerrshme në Ukrainë.
Markat e mëdha – të tilla si “Net-a-Porter”, “Nike”, “Chanel” dhe “Louis Vuitton” kanë ndaluar fare eksportet e tyre në Rusi./L.K
/Zoom.al