zoom

Lajme

Maqedoni/ Kasami akuzon Ahmetin: Shqiptarët s’kanë gjak për të derdhur, që dikush të bëhet milioner

Tensione dhe akuza në Maqedoninë e Veriut mes faktorit politik shqiptar. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i është përgjigjur kreut të BDI, Ali Ahmeti.

“Jo, s’kanë gjak shqiptarët për të derdhur, që dikush të bëhet milioner, tha Kasami nga VLEN në komentin e tij për deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se “VMRO-ja nuk ka mandat për të poshtëruar shqiptarët e Maqedonisë, kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes”, tha ai, sipas raportimit të INA. Ai shtoi se pret që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive.

“Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, theksoi Kasami. /ZOOM.AL/