zoom

Politikë

Manja-Bashës: Kujdes bojën, nxiji më shumë. Mua më bien, ty… Kreu i PD: Mos u merr me leshtë e…

Teksa në Kuvend po mbahet interpelancë mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, mes tyre nuk kanë munguar replikat, ironitë dhe akuzat. Por në debat u përfshi edhe kreu i partisë, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky projektligj u miratua me votat e shumicës. Duke mos kursyer ironitë ndaj Aliebajt, Manja nuk u ndal dhe me Bashën.

“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu: “S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!”.

Debati në sallë:

Basha: Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president. Pse duhet të prisnit Strasburgut ju. Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre. Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit.

Manja: Tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të thotë jam në dispozicion të hetohem për Rrugën e Kombit se kam shpëtuar me raport mjeku. Kam një çështje të lobimit rus, por dua ta hetoni ju. Kjo është dashuria për SPAK. Ti thinjesh mua më bien flokët.

Të jesh ish-ministër i Brendshëm, të vriten 4 protestues dhe mos të kesh moral, ku është morali i drejtë?! Duhet të jemi të gjithë njësoj para ligjit. S’ka një i nënës, një i babës. Ju keni ngritur një furtunë në dorë. Mos e barazoni veten me 8 fakirë, që sanksioni dhe veprat i përcakton ligji dhe jo ju! Kur ti kesh emrat nga institucionet, silli. Unë thash; nuk pranoj që të votoj amnistinë me 84 vota, dua mbi 100 vota. Ju e keni njëri me tjetrin dhe ktheni gishtin këtu. Fole qepar, të rrëshqiti goja dhe the; pazare dhe allishverishe. Nxirrni emrat. Ti ke për të ngelur gjithë jetën i pakënaqur se është çështje karakteri. /ZOOM.AL/