zoom

Aktualitet

Mandat arresti për 2 deputetë? SPAK mohon t’i ketë bërë kërkesë Kuvendit

Dy deputetë, një i Partisë Socialiste dhe një i Partisë Demokratike, drejt arrestimit?

Struktura e Posaçme Antikorrupsion i mohoi këto zëra që qarkullojnë ditëve të fundit, përmes një reagimi zyrtar për emisionin “Opinion”.

Sipas disa mediave online, SPAK ka dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për të hequr imunitetin e deputetit për dy figura të rëndësishme të politikës, Taulant Ballën dhe Flamur Nokën. Heqja e imunitetit do të hapte rrugën e arrestimit të tyre më pas.

Por SPAK, në reagimin e lexuar nga gazetari Blendi Fevziu, mohoi vërtetësinë e këtij lajmi.

“SPAK mohon që të ketë dërguar kërkesë. Lajmi që po qarkullon se në Kuvend është dërguar kërkesë për heqjen e imunitetit/mandatit të filanit dhe filanit është “fake news”. Gjithashtu Kuvendi thotë që nuk na ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK deri tani. Ky është konfirmimi zyrtar nga dy institucionet”, tha Blendi Fevziu në studio./ Zoom.al